Hyjnë në fshat për të grabitur, por tremben nga banorët

Shqipëria

Hyjnë në fshat për të grabitur, por tremben nga banorët

Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:40

Katër persona tentuan të kryenin një grabitje në një fshat të Krujës mbrëmjen e së shtunës, por u frikësuan nga banorët e fshatit të cilët filluan të gjuanin në ajër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bilaj të Krujës, ku katër grabitës të armatosur hynë me një makinë tip fuoristradë amerikane, me qëllim për të grabitur.

Por në hyrje të fshatit ata u përballën me të shtëna armësh nga banorët, të cilët filluan të gjuanin në drejtim të mjetit. Kjo situatë shkaktoi panik mes grabitësve të maskuar, të cilët braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë. Forcat e policisë, tashmë ishin njoftuar nga banorët, dhe gjendeshin shumë afër.

Por personat e maskuar arritën të iknin dhe rrugës nuk kursyen as të shtënat në ajër. Në pamjet e mëposhtme të siguruara në A1 Report, dallohet mjeti tip fouristradë që mbeti peng tek fshatarët e fshatit Bilaj.

Këta të fundit deklarojnë se grabitjet gjatë natës janë kthyer në një çështje serioze për ta. Banesat në fshat janë kryesisht të banuara nga të moshuarit, pasi të rinjtë e fshatit janë kryesisht në emigracion. Policia e Krujës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e grabitësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat