Shpërblimi i fundvitit, ja skema për pensionistët

Shqipëria

Shpërblimi i fundvitit, ja skema për pensionistët

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 12:33

Megjithëse nisma nuk u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, kjo e megjithatë ka vendosur të shpërblejë rreth 56o pensionistë për festat e fundvitit.

Do të jenë 560 mijë pensionist që do të përfitojnë nga shpërblimet, por shuma e parave do të varet nga kushti i të qenit ose jo kryefamiljar.

Vendimi nuk u miratua në mbledhjen e fundit të ekzekutivit, por është firmosur nga ministrat.

Skema dhe masa e përfitimit

Të gjithë ata që janë kryefamiljarë do të përfitojnë shpërblim prej 3 mijë lekësh. Shifra e atyre që futen në këtë kategori është rreth 80 mijë pensionistë, për të cilët fondi që nevojitet është 2.4 milionë dollarë. Në rastin kur në familje janë dy pensionistë, njëri prej tyre, kryefamiljari, do të marrë 3 mijë lekë, kurse tjetri 2 mijë lekë.

Një tjetër element që ndan ata që janë kryefamiljarë dhe jo lidhet direkt me përfitimin që marrin si kompensim për dritat. Pra kush përfiton shumën prej 640 lekësh që jepet si kompensim për energjinë prej vitesh, përfiton automatikisht edhe shpërblimin 3 mijë lekë. E ndërsa janë 80 mijë kryefamiljarë, janë rreth 480 mijë pensionistë të tjerë që do të përfitojnë 2 mijë lekë si shpërblim fundviti.

Ky vendim për këtë kategori do t’i kushtojë qeverisë gati 9.6 milionë dollarë. Pra në total vetëm për pensionistët fondi është rreth 12 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat