Rama inspekton punimet në Korçë

Shqipëria

Rama inspekton punimet në Korçë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:46

Kryeministri i vendit Edi Rama vizitoi sot qytetin e Korçës, ku inspektoi punimet në parkun “Rinia”.

Kreu i qeverisë premtoi se do të bëjë për Korçën atë që nuk është bërë në 20 vjet.

Ai deklaroi se opozita po kritikon qeverinë, se po i bën gjërat më shpejt sesa duhet, por Rama tha se qeveria nuk është e kënaqur pasi mendon se po i bën gjërat ngadalë.

“Opozita na kritikon se po i bëjmë gjërat më shpejt sesa duhet. Ne nuk jemi të kënaqur pasi mendojmë se po i bëjmë ngadalë”, u shpeh Rama.

Punimet në parkun “Rinia”, janë pjesë e një projekti të ndërmarrë nga qeveria në shkallë vendi, për rehabilitimin e qyteteve të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat