Kerry: Shqipëria, forcë për stabilitetin në Ballkan

Shqipëria

Kerry: Shqipëria, forcë për stabilitetin në Ballkan

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 23:37

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka uruar shqiptarët në emër të Presidentit Obama për festen e Pavarësisë.
Në mesazhin e tij Kerry ka shprehur edhe një herë tjetër mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar progresin e deritanishëm ne rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik.
“Në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara ju uroj për festën e Pavarësisë. Gjithashtu ju shpreh mbështetjen e SHBA-ve në rrugën tuaj drejt Bashkimit Europian”, thuhet në mesazhin e Sekretarit Kerry.
Gjithashtu në mesazhin e tij, ai është shprehur se Shqipëria është një forcë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat