Kush i blindoi trafikantët e drogës, PD drejton gishtin nga maxhoranca

Shqipëria

Kush i blindoi trafikantët e drogës, PD drejton gishtin nga maxhoranca

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:26

Partia Demokratike akuzoi sot drejtëpërsëdrejti maxhorancën për mbrojtjen e një grupi trafikantësh droge në Lezhë pak ditë më parë.

Deputeti Arben Ristani tha se të kërkuarit ndërkombëtarë u fshehën në makina të blinduara nga deputetët e Ramës që po kontrollojnë veriun e vendit.

Deklarata e Arben Ristanit

Fakte tronditëse po zbulohen cdo ditë, për përfshirjen e disa deputetëve, në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Europës.

Policia e Shtetit, pas informacioneve që erdhën nga Italia dhe Mali i Zi, kreu para pak ditësh një operacion në zonën e Vilunit në Shkodër dhe arriti të ndalonte disa persona.

E vërteta e dhimbshme është se Policia, nuk arriti të arrestonte kreun e organizatës.

Kreu i organizatës, një person me precedent të rëndë penalë, i njohur për gjithë zonën për aktivitetin kriminal, u mor në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës në Shkodër.

Këtë fakt që e bëri të ditur ditën e aksionit të Policisë një e përditshme pranë qeverisë, e dinë tashmë edhe Prokurorët e krimeve të rënda, dhe drejtuesit e Policisë.

Kreu i organizatës mafioze gjeti strehë në makinën e blinduar të deputetit të mazhorancës, makinë e cila përdoret edhe nga përfaqësues të tjerë, njerëzit më të besuar të Edi Ramës në zonën e Veriut.

Ngjarja është shumë e rëndë.

Deputetët e lidhur me krimin, dolën përsëri mbi ligjin.

Të besuarit e Edi Ramës, në të vërtetë bëjnë ligjin në Veri, dhe drejtojnë trafikun kriminal me anë të ushtarëve të tyre.

Publiku shqiptar duhet të jetë i qartë se tërheqja e Policisë para këtyre fakteve, tregon se mafia ka kapur shtetin.
Ndërkohë që policia rrit arbitraritetin dhe ushtron forcën e saj ndaj qytetarëve të vendit, ajo nuk vepron dot ndaj rrjetit kriminal që ka imunitet, që i ka krerët në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët janë miqtë e ngushtë të Kryeministrit.

Informacioni i ardhur nga vendet fqinje arriti të prishë rehatinë e deputetëve të Edi Ramës, u mori atyre një ngarkesë. Por kur trafiku lejohet nga qeveria, merret në mbrojtje prej saj, bashkëpunimi i autoriteteve italiane shkon dëm, pasi të paprekshmit e Edi Ramës nuk mund të ndalohen.

Kjo është e vërteta e rendit dhe e krimit në Shqipëri.

Të paprekshmit që drejtojnë trafikun ilegal janë në parlament. Parlamenti është inkriminuar, por inkriminimi zbret poshtë në postet kyce të adrminsitratës.

Mafia sundon sot në Shqipëri dhe ka një kryeministër, Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat