Doda për bojkotin: Opozita në Kuvend, karriget bosh nuk flasin

Shqipëria

Doda për bojkotin: Opozita në Kuvend, karriget bosh nuk flasin

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:58

Deputetja demokratike, Mesila Doda i bëri thirrje opozitës të përfundojë bojkotin e saj në Kuvendit. Nga qyteti i Elbasanit, Doda vlerësoi se dinjiteti i Parlamentit mund t’i kthehet vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike.

“Opozita do të jetë sërish pjesë e jetës parlamentare. Prania e opozitës në Parlament i rikthen dinjitetin institucionit. Rikthimi i opozitës në Parlament për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Shpresoj që opozita të rikthehet në Parlament. Parlamenti nuk ka nevojë për burra të dhunshëm. Dhunuesit e Parlamentit duhet të dënohen. Karriget bosh nuk flasin, të rikthehet opozita. Besoj se do të plotësohen kushtet e opozitës”, tha deputetja Doda.

Opozita vijon bojkotin e saj në Kuvend prej datës 10 korrik, pas konfliktit fizik që përfshiu dy deputetët socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat