Ambasadori gjerman Hoffman mbështeti shtyrjen e vizitës së Kryeministrit në Beograd

Shqipëria

Ambasadori gjerman Hoffman mbështeti shtyrjen e vizitës së Kryeministrit në Beograd

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:31

Në ditën e marrëdhënieve Gjermani-Shqipëri, ambasadori i Berlinit në Tiranë mbështeti shtyrjen e vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, duke e quajtur një zgjidhje të mencur. Ndërsa Kryeministri Rama theksoi, se edhe në raportet me vendet e rajonit, Shqipëria ka përgjegjësinë, të jetë në lartësinë, qe pritet nga Gjermania.

Zgjidhjen e negociuar nga Berlini, Helmut Hoffman e quajti të zgjuar. Ambasadori gjerman në Tiranë mbështeti shtyrjen e vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, që u arrit me ndërmjetësimin e vendit të tij për të evituar një thyerje në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por vuri theksin te nevoja për pajtim mes palëve.

Pas tij e mori fjalën Kryeministri shqiptar që e nisi me batutë. I bindur se Europa ka nevojë për Shqipërinë, Rama u tregoi gjermanëve se çfarë mund të mësonin ata nga shqiptarët.

Duket se e kuptoi se të tjera mesazhe priteshin prej tij në një moment kaq delikat për Ballkanin, dhe veshi kostumin e liderit europian, duke dhënë edhe një paralajmërim.

Detyra që i kanë caktuar nga Berlini e bën të ndjejë një përgjegjësi të dyfishtë, sic pohon dhe vetë.

Një falënderim, ia dedikoi edhe mentores së tij europiane.

E ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit këto ditë dhe merr borxh një metaforë nga fusha e blertë. Për të mbyllur fjalimin në ditën e marrëdhënieve Gjermani-Shqipëri, Rama theksoi se ylli i kombëtares gjermane është skuadra. Një frymë ekipi nga e cila thotë se shqiptarët kanë shumë për të mësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat