Besimtarët mysliman përshëndesin ardhjen e Papës

Shqipëria

Besimtarët mysliman përshëndesin ardhjen e Papës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 16:48

Besimtarët myslimanë e vlerësojnë si të rëndësishme vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri.
Ata do ti bashkohen qytetarëve që do të ndjekin meshën në sheshin Nënë Tereza.
I përkasin një tjetër besimi fetar por e shohin si datë të rëndësishme historike vizitën e papa franceskut në shqipëri.
Për myftiun e Tiranës ne kemi fatin ti japim europës mësim dhe shembullin më të mirë të harmonisë fetare.
Si shembull I tolerancës fetare që ka vendi ynë, edhe besimtarët myslimanë do të jenë në shesh për të pritur atin e shenjtë.
Kjo harmoni e besimeve fetare është një ndër arsyet që papa francesku zgjodhi shqipërinë si vendin e parë europian pas italisë për ta bërë të njohur në mbarë botën me vizitën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat