Papa Francesku “Qytetar Nderi” i Tiranës

Shqipëria

Papa Francesku “Qytetar Nderi” i Tiranës

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:33

Në një postim në Facebook, kryebashkiaku Lulzim Basha e cilësoi ngjarje e historike dhe privilegj për qytetin e Tiranës të mikpresë Papa Franceskun. Vizita në shqipëri, e para e Papa Françeskut në një vend europian sipas Bashës është përzgjedhje kuptimplotë nga ana e Shenjtërisë së tij, që nderon dhe bekon vendin tone. Kryebashkiaku tha se Shqipëria është një shembull për mbarë botën i tolerancës dhe bashkëjetesës civile të njerëzve, në respekt të perkatësive të tyre fetare, sekulariste apo krahinore. Ai tha se e ka për nder që në emër të qytetarëve të Tiranës, t’i dorëzojë Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi”, ndër të tjera për veprimarinë dhe përkushtimin që ka dëshmuar për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social. “Tirana do ta presë siç e ka zakon shqiptari Papën e të thjeshtëve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat