Veliaj: U martova me kursimet e nënës

Shqipëria

Veliaj: U martova me kursimet e nënës

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 13:50

Ministri Erjon Veliaj ka deklaruar se asnjë prej dasmave të tij nuk ka kushtuar më shumë se 9 milionë lekë dhe se është martuar me kursimet e nënës së tij. Veliaj deklaroi se nëse provohet që janë prekur paratë e shtetit, ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Lekët për dasmën ia ka dhënë e ëma.
I njohur si ministri që s’kishte firmosur asnjëherë në bordero para se të bëhej pjesë e Qeverisë Rama, Erjon Veliaj deklaroi se ishte martuar me kursimet e nënës së tij.
Erjon Veliaj thotë se asnjë nga dasmat s’kanë kushtuar më shumë se 9 mln lekë. Asgjë luksi sipas ministrit, që gati me mburrje thotë se të ftuarit e tij u larguan të uritur.
Nuk shikon asgjë të keqe në kontributin e privatëve, një ditë mund t’i kërkojnë t’u kthejë nderin. Për ministrin mjafton që nuk janë shpenzuar paratë e shtetit.
Veliaj nuk sqaroi se përse “Anima Picture” që merret me spotet promocionale të ministrisë së tij është zgjedhur si organizatore e TrakuFest dhe promovuese e festës së Pezës.
Duke mos kundërshtuar dot faktin qesharak të cilësimit të dasëms së tij si event kulturor, tregon fabula për publikun.
Demokratëve që kërkojnë transparencë mbi fondet e përdorura nga ministri, Veliaj u flet për kode nderi e për shqiptarizëm.
Ankohet nga opozita që merret me fustanin e nuses së tij, por haron që fustanet e nuseve ishin ato që e bënë të famshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat