Viti i ri shkollor, Policia: Apel qytetarëve për kufizimin e trafikut

Shqipëria

Viti i ri shkollor, Policia: Apel qytetarëve për kufizimin e trafikut

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 21:41

Me nisjen e vitit të ri shkollor, pritet që në rrugët e kryeqytetit të ketë edhe një shtim të dukshëm të trafikut.

Komisariati i Policisë Rajonal i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjen me automjetet e tyre në orarin e vajtjes dhe daljes së nxënësve në shkolla.

"Thirrje për mirëkuptim për shkak të trafikut të renduar të kufizohet lëvizja në orarin e vajtjes dhe daljes së nxënësve në shkolla nga ora 07:00-09:00 dhe 15:00-17:00”, thuhet në njoftimin e policisë rrugore Tiranë.

Më herët gjatë javës, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të Ligjit "Për Policinë e Shtetit", në detyrimet e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë hartuar një plan masash me synim garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimit normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, Komuna dhe Bashkitë e Qarkut të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat