Përgjimet e Gjermanisë, Bushati: Do ankohemi në rrugë zyrtare

Shqipëria

Përgjimet e Gjermanisë, Bushati: Do ankohemi në rrugë zyrtare

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:45

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar për mediat se do të ndiqet në rrugë zyrtare çyshta e përgjimit të Shqipërisë nga shërbimet sekrete gjermane BND.

Këto deklarata kryediplomati shqiptar i bëri gjatë një konference të përbashkët me homologun e Letonisë, Edgars Rinkçviès. “Çështja do ndiqet në rrugë zyrtare, në rrugë diplomatike”, tha ai.

Ndër të tjera Bushati konfirmoi edhe vizitën e kryeministrit Rama në Beograd. Sipas tij kreu i qeverisë do jetë në kryeqytetin serb brenda vjeshtës.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” publikoi faktin se edhe Shqipëria ishte në mesin e vendeve që përgjohej nga shërbimnet sekrete gjemane nga ana e agjencisë gjermane të inteligjencës (BND). Kancelarja Merkel ka shmangur komentet mbi pergjimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat