Vijon aksioni i policisë në Dukagjin

Shqipëria

Vijon aksioni i policisë në Dukagjin

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 09:52

Operacioni i policisë së shtetit kundër lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit ka hyrë në ditën e shtatë. Sot operacioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në komunat e zonës së Dukagjinit, sipas policisë është përqendruar në fshatrat e komunës Temal, si dhe në fshatin Prekal.

Operacioni i cili pritet të zhvillohet në zona të largëta nga qendrat e banuara dhe në terren të vështirë malor, ka angazhuar 145 forca policore operuese, 20 automjete, si dhe 3 skafe të cilat do të lëvizin në zonën e Vaut të Dejës.

Gjithashtu, në mbështetje të forcave të policisë për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike do të jenë edhe dy grupe të Repartit Special RENEA të cilët do të sigurojnë zonën e operimit.

Lidhur me rezultatet më të fundit të operacionit të ditës së djeshme, i kryer në fshatrat e Komunës Pult, nga veprimet hetimore të kryera rezulton se janë asgjësuar 23052 bimë të dyshuar kanabis sativa, si dhe 3 armë luftarake e kg boce marjuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat