Bashkia e Tiranës: Projketi nuk prek asnjë centimetër pronë publike

Shqipëria

Bashkia e Tiranës: Projketi nuk prek asnjë centimetër pronë publike

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 19:17

Bashkia reagoi pas deklaratës së përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, duke thënë se projekti aktual nuk prek asnjë centimetër pronë publike.

Sipas Bashkisë, projekti ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës.

Sipërfaqja prej 20 mijë metrash katrorë, të cilën Bashkia thotë se kthehet në hapësirë publike, është në fakt sipërfaqja që ngelet mes objekteve, pas ndërtimit të kullave 17 –katëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat