Arvizu: Reforma do të thotë decentralizim

Shqipëria

Arvizu: Reforma do të thotë decentralizim

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 22:10

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, theksoi se zbatimi i reformës është parësore.

"E bëmë këtë sepse konsolidimi i njësive të qeverisjes vendore ekzistuese është shumë i mirë. Kjo sepse konsolidon shërbimin që këto njësi vendore u japin qytetarëve. Gjatë gjithë këtij procesi ne kemi kërkuar që procesi i bisedimeve të jetë sa më gjithëpërfshirës në mënyrë që të ishte konsensusi kombëtar më i madh i mundshëm. Ashtu si me çdo reformë, më e rëndësishmja është zbatimi dhe implementi i reformës.

Kjo do të thotë decentralizim. Ndërsa kjo reformë zbatohet ne mirëpresim politikën e hershme të Shqipërisë në zbatimin e minoriteteve dhe të drejtave të tyre", tha Arvizu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat