Kukës, shkatërrohen vreshtat e rrushit

Shqipëria

Kukës, shkatërrohen vreshtat e rrushit

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:15

Nje virus rrushi ka shkaterruar shume hektare vreshtari ne Kukes. Ky virus sipas specialisteve eshte favorizuar edhe nga moti, por banoret thone se kjo ju ka ndodhur nga pesticidet e pakontrolluara.

Duken sikur jane shkrumbuar nga zjarri. Bistake rrushi te thare.
Hektare te tera vreshti ndodhen ne kete gjendeje.
Per fermeret e Kukesit, mundi i nje viti te tere dhe miliona lek shkuan dem.
Per ta kjo ngjarje ndodh per here te pare. Fermeret besojne se nje fenomen i tille u ka ardhur nga pesticidet e pakontrolluara.
Por specialistet e bujqesise flasin per nje virus qe prek rrushin. Ky virus eshte favorizuar edhe nga kushtet e motit.
Gjashte vitet e fundit ne Kukes ka pasur shtim te siperfaqeve me vreshta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat