Gjykata i zgjat edhe tre muaj hetimet Ilir Karçinit

Shqipëria

Gjykata i zgjat edhe tre muaj hetimet Ilir Karçinit

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:14

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, në një seancë me dyer të mbyllura vendosi zgjatjen e afatit të hetimeve edhe për tre muaj të tjera ndaj të dyshuarit Ilir Karçini dhe refuzoi kërkesën e avokatit për lirimin nga qelia.
Prokurori Ardian Nezha, e arsyetoj kërkesën për zgjatjen e hetimit, për shkak të kompleksitetit të hetimit të çështjes dhe bashkimit në një dosje të 5 ngjarjeve të ndryshme, ku Karçini akuzohet si porositës i vrasjes së dështuar të biznesmenit Pirro Bare. Avokati Theodhori Sollaku kërkoi lirimin e klientit të tij nga qelia, me pretendimin se vepra për të cilën akuzohet nuk mund të rri në hetim më shumë se 6 muaj. Për këtë fakt ai kërkoi lirimin e tij. Por gjykata, rrëzoi kërkesën e avokatit dhe pranoi atë të prokurorit për të vazhduar qëndrimin në qeli të biznesmenit Karçini. I cili dyshohet se ka paguar Julian Sinanajn me 150 mijë euro për të ekzekutuar biznesmenin e gasit Pirro Bare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat