Gjermeni: Do të punojmë për legalizimin falas në zonat informale

Shqipëria

Gjermeni: Do të punojmë për legalizimin falas në zonat informale

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:15

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se do të punohet fort për realizimin e procesit të legalizimeve falas dhe urbanizimit të zonave informale.

“Do të progresojmë më tej në punën tonë për të forcuar Kontrollin e Territorit. Një tjetër sfidë është finalizimi i Strategjisë së Strehimit, apo rinovimi dhe hartimi i standardeve të reja në ndërtim. Do të vazhdojë promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik. Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020 dhe plani i Veprimit i hap rrugën nismave konkrete dhe partneritetit publik-privat. Një sfidë e veçantë është krijimi i kushteve për të rritur investimet e huaja në sektorin e turizmit”, tha Gjermeni gjatë aktivitetit “300 ditët e para të Qeverisjes, Sukseset dhe Sfidat”.

Zv/Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi përshëndeti Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për arritjet në 300 ditët e para të Qeverisjes, duke nënvizuar kontrollin mbi territorin, procesin e legalizimeve falas dhe një sezon veror ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat