Berisha: Bilanci dramatik i 300 ditëve Rama – Meta: tritol, ekzekutime publike, krime në Parlament, drogë, maska!

Shqipëria

Berisha: Bilanci dramatik i 300 ditëve Rama – Meta: tritol, ekzekutime publike, krime në Parlament, drogë, maska!

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:31

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se siguria në Shqipëri është më e ulët se në vitet e mëparshme.
Berisha ka thënë se gjatë periudhës janar- qershor 2014 është përkeqësuar më të madhe kriminaliteti krahasuar me këtë periudhë të vitit 2013.
“Te dashur miq, Edi Rama, njeriu qe kishte premtuar dhjetëra here shqiptareve se brenda 300 ditëve do te vendoste rendin dhe sigurinë, dje para mediave, përballë bilancit dramatik te kriminalitetit, doli me serialin e mashtrimeve te rradhes, videoklipeve qesharake, statistikave te shpikura dhe sukseseve imagjinare. Por ai, serish, humbi kontrollin i tmerruar nga shifrat krahasuse te kriminalitetit, dhe sikur te ishte Roquentin i Sartrit ne krizen e Neverise, filloi te bertas: "Mos krahasoni me te shkuaren, me ç'nuk ishte fare, ajo nuk ishte fare, hiç fare"!

Te dhenat zyrtare faktojne se treguesit e kriminalitetit, ne periudhen janar - qershor 2014 krahasuar me periudhen janar - qershor te vitit 2013, paten perkeqesim te madh”, ka thënë Berisha.
Gjithashtu, Berisha ka thënë se është rritur numri i rasteve që është përdorur tritolit, numri i vrasjeve, i vetëvrasjeve, vetëvrasjeve e vjedhjeve është rritur dukshumë se në vitet e kaluara, si dhe trafikimi i drogës me Greqin e Italinë është rritur katër herë.
“Keshtu, tritolet u rriten nga 42 raste ne 87 raste pra u rriten me 107%. Vjedhjet me arme dhe dhune u rriten nga 38 ne 279 pra rreth 7 here.
Vrasjet u rriten nga 62 ne 63, vetevrasjet u rriten nga 90 ne 139 raste apo 57% me shume.
Tentativa per vetevrasje u rriten nga 150 raste ne 310 raste pra 107% me shume.
Vjedhjet e banesave u rriten nga 609 ne 859 pra 41% .
Ne total vjedhjet u rriten nga 2710 ne 3596 pra u rriten me 32% Ne teresi zbulueshmeria e autoreve te veprave penale ka rene mesatarish me 30%.

Trafiku i drogese drejt Greqise u rrit nga 4.3 ton ne 17.5 ton pra 4 here.
Trafiku i droges drejt Italise u rrit nga 3.1 ton ne 12.4 tone pra 4 here.
Avionet e droges mbyllen aeroportet ushtarake dhe civile te vendit”, ka thënë Berisha.

Gjithashtu, Berisha ka thënë se “Shqiperia eshte sot vendi me i pasigurt se çdo vend tjeter. Eshte vendi ku kreu i meduzes Edvin Kristaq Rama urdheron para kamerave, ndrikullat dhe kumbaret e tij te droges dhe prostitucionit (deputetet Xhacka, Ndreu, Ndoka) te godasin ne korridoret e Parlamentit deputetin e opozites menjehere pas denoncimit prej tij te pranise ne Parlament te 19 deputeteve autore vrasjesh, trafiqesh, droge, prostitucioni etj. Shqiperia eshte vendi ku fallangat e mafies ekzekutojne publikish para kamerave, policise dhe qytetareve dhe ne vendin me te sigurte te saj njerin perj bankiereve me kryesore.

Shqiperia e 300 diteshit Rama- Meta eshte vendi ku, pas ketij ekzekutimi makaber, zedhenesi i Rames per rendin, sikur te ishte porositesi i ketij krimi, nuk shqiperon dot as dhe nje fjali te vetme per te denuar kete krim te shemtuar. Ndersa vet kreu i meduzes mjaftohet me nje rrjesht e gjysem ne reagimin e tij cinik. Shqiperia e 300 diteve Rama - Meta eshte sot vendi i shtetit te falimentuar ku ndrikullat e Rames per llogari te tij organizojne fluturimet e droges duke perdorur aeroportin kryesor te vendit.

300 ditet e qeverise Rama - Meta jane ditet ne te cilat “aleanca e qelbesirave” u shnderrua ne aleancen e krimit, jane ditet ku vrasesit, trafikantet, perdhunuesit, pengmarresit jane te vendosur ne postet me kryesore dhe bejne ligjin ne rruge, ne Kryeministri, Parlament, Ministri, Polici dhe institucione te tjera! Te dashur qytetare, zgjidhja e vetme eshte Rama IK!!”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat