Berisha: Reforma në arsim, ndëshkim për studentët shqiptarë

Shqipëria

Berisha: Reforma në arsim, ndëshkim për studentët shqiptarë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 21:18

Ish–kryeministri Berisha mendon se projekti i ri i reformës arsimore është thjesht mashtrimi i ri i kryemistrit Rama dhe ndëshkimi i studentëve shqiptarë.

Në shpjegimin që jep në një postim në Facebook, ai thekson mangësitë dhe defektet e kësaj reforme, e cila së pari është hedhur poshtë nga vetë studentët dhe pedagogët e tyre.

Berisha shprehet se në draft, jo pa qëllim, por me djallëzi, nuk ka asnjë llogaritje të kostos financiare të zbatimit të tij dhe se duke shumëfishuar pagesën e studentëve nëpërmjet kredisë, shkarkon barrën financiare të shkollimit universitar tërësisht mbi shpatullat e studentëve dhe familjeve të tyre.

Ky projekt, sipas ish –kreut të qeverisë, do shndërrojë Universitet, për arsye financiare, në një molle të ndaluar për dhjetëra mijëra, për shumicën dërrmuese të të rinjve shqiptarë, familjet e të cilëve nuk janë në gjendje të zhyten në borxhe që nuk do të mund t’i paguajnë dot.

Shqetësim për ish –kryeministrin është fakti se sipas tij ai skajon dhe përjashton studentët nga çdo lloj vendimmarrje domethënëse në jetën universitare dhe nuk parashikon asnjë qindarke për rritjen e rrogave të pedagogëve.

Berisha, vijon me tej duke nënvizuar se projekti pretendon se është bazuar në modelin anglez, por thote se e vërteta është që në tërësi ai bazohet në modelin e xhepit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kjo sepse në Britaninë e Madhe mekanizmi financiar i universiteteve private është strikt privat, pra është krejt tjetër nga ai i universiteteve publike.

Sipas Berishës, ky projekt shkatërron ëndrrën universitare dhe ëndrrën intelektuale të shumicës së të rinjve dhe i zhyt në borxhe të rënda ata dhe familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat