Ligji antiduhan, ndryshon gjobëvenia. Jo administrator-pronar, subjekt i tatueshëm

Shqipëria

Ligji antiduhan, ndryshon gjobëvenia. Jo administrator-pronar, subjekt i tatueshëm

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:37

Tiranë- Ligji antiduhan është i destinuar për të mos gjetur zbatim siç duhet. Që nga viti 2007 kur është krijuar si ligj, e deri me ndryshimet e bëra deri më tani, në Komisionet Kuvendore ende ka skepticizëm që me ndërhyrjet e bëra, ky ligj do të jetë funksional.
Një nga pikat e dikskutueshme është ai i gjobave dhe i subjekteve apo individëve që duhet ti paguajnë ato. Sipas ndryshimeve, ligji i ri përcaktonte se pronari i një biznesi gjobitej me 300.000 lekë nëse pihej duhan, administratori 50.000 lekë kurse duhanpirësi 5000 lekë.
Deputetët e LSI-së, ish-Ministra të Shëndetësisë që gjithashtu riaktivizuan aksionet gjatë mandatit të tyre Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo propozuan dënim të strukturës, pra unifikim të gjobave për subjekte të tatueshme dhe jo ndarje administrator e pronar.
Ndërsa opozita thotë se kompetencat që i ngarkohen 5 inspektoriateve i ndan shumë kompetenca dhe rrit korrupsionin.
Sipas ligjit antiduhan, duhani ndalohet rreptësisht në ambjente të mbyllura, bare, restorante, diskoteka. Ndalohet gjithashtu në shërbimin taksi dhe është i lejueshëm vetëm në ambjente të hapura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat