Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani

Shqipëria

Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani

Më: 15 prill 2014 Në ora: 21:33

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së opozitës në Komisionin e Sigurisë për seancë dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, mbi përdorimin e Forcave të Armatosura për trafik droge.
Duke e vlerësuar një akt terësisht antikushtetues, Berisha shton më tej se me rrëzimin e kërkesës së opozitës, kryeministri Rama vetem provon vertetësinë e akuzave.
Po sipas ish-kryeministrit, akti i sotëm i mazhorancës deshmon se njeri nga motivet baze te perpjekjes se Ramës per te marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura eshte per te patur dore te lire per perdorimin e bazave te ushtrise per transportin e drogave te forta.
Reagimi i plotë në fb
Te dashur miq, Rama ka frike nga transparenca si djalli nga temjani! Keshtu, akuzave te bazuara ne dokumenta te opozites per perdorimin e bazave ushtarake per transport droge nga Edvin Kristaq Rama, ky i fundit iu pergjigj me nje akt antikushtetues.
Ai sot urdheroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurise te hedhin poshte me vota kerkesen e deputeteve te PD per paraqitjen neser ne Komisionin e Sigurise te znj. Kodheli per te dhene shpjegime mbi perdorimin e bazave ushtarake per transport dhe trafikim droge.
Me kete akt absurd Rama vetem provon vertetesine e akuzave te opozites sikunder deshmon se njeri nga motivet baze te perpjekjes se tij per te marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te vendit eshte per te patur dore te lire per perdorimin e bazave te ushtrise per transportin e drogave te forta.
Si perfundim, Rama sot tha me vota se nuk lejoj opoziten te me kontrolloje per droge. Ai ka frike nga transparenca si djalli nga temjani!!
Protesta eshte pergjigja e merituar ndaj Rames qe po shnderron Shqiperine ne epiqender te trafikut zyrtar te drogave te forta!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat