Shqipëria: 7 politikanë hetohen për “pastrim parash”

Shqipëria

Shqipëria: 7 politikanë hetohen për “pastrim parash”

Më: 8 prill 2014 Në ora: 21:46

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri, Genti Gazhel ka njoftuar të martën se shtatë politikanë janë duke u hetuar për pastrim parash.

Gazheli, i pranishëm në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për të raportuar mbi punën e kryer nga institucioni i drejtuar prej tij në për periudhën janar 2013 – dhjetor 2013, theksoi se janë 7 politikan nën hetim, ndërsa shtoi se problematika kryesore mbetet ngadalësia e punës së prokurorisë, që çon në pushimin e çështjeve.

“Kemi një rritje të numrit të dyshuarve, sidomos nga muaji nëntor e sipër. Viti 2013 është karakterizuar nga një efikasitet i ulët, po të shohim shifrat gjatë vitit 2012 kemi pasur 22 raste të denoncuara, në vitin 2013 kemi pasur 23 raste të denoncuara dhe në vetëm tre muajt e parë të 2014-ës kemi pasur 20 raste të denoncuara, pra kjo tregon se brenda tre muajve të parë të këtij viti është kryer një sasi e pune e barazvlefshme me gjithë vitin 2013”, nënvizoi Gazheli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat