Ministri: Oficerët të raportojnë për vendimet e marra nga gjykata

Shqipëria

Ministri: Oficerët të raportojnë për vendimet e marra nga gjykata

Më: 6 prill 2014 Në ora: 08:04

Lirimet nga gjyqësori të disa prej personave me precedent penalë që kanë rënë në prangat e policisë, janë kkthyer në shqetësim serioz për Ministrinë e Brendshme. Nisur nga këto kushte, disa ditë më parë ministri Saimir Tahiri,ka nxjerrë një urdhër duke e shpërndarë në Drejtoritë e Policive dhe Komisariate, ku kërkon nga oficerët e hetimit, ndjekjen e çdo arrestimi në dinamikë ta vazhdueshme në gjykatë dhe prokurori. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se urdhri i ministrit kërkon që oficerët të ndjekin të gjithë filtrin ligjor të personave që arrestojnë, duke vjelur informacion të saktë lidhur me masat që kërkohet nga prokuroria dhe vendimet që jepen nga gjykatat.

Ky informacion që merret, përcillet në Drejtorin e Policisë së Qarkut. Kohët e fundit në gjykata janë parë oficerë të policisë gjyqësore, që ndjekin senacat gjyqësore, për personat që ata vetë kanë arrestuar. Në disa raste, oficerët kontaktojnë direkt me prokurorin e çështjes, duke marrë informacionin lidhur me masën e kërkuar dhe vendimin e gjykatës. Relacioni informativ sipas burimeve të prokurorisë, bën fjalë që nga momenti i arrestimit të individit, provat e mbledhura kundër tij, akuza për të cilën akuzohet, referimi i dosjes në prokurori, kërkesat e prokurorit në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë dhe vendimin përfundimtar të gjykatës për personin e arrestuar. Kjo praktikë është urdhëruar të vihet në zbatim në fazën e gjykimit të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat