AK në Tiranë do ta presë me protesta kryediplomatin serb

Shqipëria

AK në Tiranë do ta presë me protesta kryediplomatin serb

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 12:38

AK reagon ashper kunder fshehjes nga qeveria shqiptare per me shume se nje jave te vizites dhe axhendes se ministrit te jashtem Serb Ivan Mrkiç ne Tirane. Aleanca KuqeZi Shpreh shqetsimin e saj te thellë per menyren e organizimit te kesaj vizite dhe mungesen e transparences te disa takimeve radhasi te shtetasit Berisha me diplomacine rajonale.

Ak denoncon para oponionin publik se ka disa te dhena qe negociatat per viziten e minitrsit te jashtem Serb Ivan Mrkic jane kryer nga pazarxhiu i Ballkanit Damir Fazllic. Sipas kësaj lëvizjeje konsiderohet i pa tolerueshëm fakti qe mardheniet Shqiperi Serbi jane te pakushtezuara nga pala shqipetare. Pavarsisht faktit se Serbia nuk njeh shtetin e Kososves,
nuk respekton te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe kur nuk kane kerkuar ende falje per genocitin e kryer dhe krimet kunder popullates shqiptare.
Gjithashtu kjo parti njofton mbare opinonin publik se do ta prese ministrin e jashtem serb Ivan Mrkic me protesta

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic viziton nesër Tiranën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkic, ka paralajmëruar se të hënën do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, e para vizitë kjo e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh.

Pritet që ditën e martë Mrkic të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

“Nesër do të shkojë në Tiranë. Shumë vjet atje nuk ka shkuar ministër serb i Jashtëm. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkic, për gazetën serbe “Politika”.
Sipas medieve serbe, shefi i diplomacisë së Serbisë do të vizitojë gjatë këtyre ditëve shumicën e vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat