Shqipėria

Tirana, njė qytet tėrheqės pėr arkitektėt me famė botėrore

Bota Sot | 09.10.2012 22:48
Tirana, një qytet tërheqës për arkitektët me famë botërore

Tirana ėshtė shndėrruar vitin e fundit nė njė qytet tėrheqės pėr arkitektėt me famė botėrore. Njė ndėr kėta arkitektė ėshtė edhe Massimiliano Fuxas i cili ėshtė dhe i ftuari i nderit, nė “Javėt e arkitekturės” qė po mbahen nė Tiranė. Pėr Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha, prania nė Tiranė e personaliteteve tė njohura tė arkitekturės botėrore, ėshtė dėshmi e potencialit tė madh qė mbart ky qytet dhe e besimit tek e ardhmja e tij.

“Ardhja e Massimiliano Fuxas nė Tiranė, ėshtė nė radhė tė parė njė shenjė besimi tek e ardhmja e kėtij qyteti, tek potencialet e kėtij qyteti ėshtė edhe njė oportunitet i madh. Nė njė hark tė shkurtėr kohor kemi pritur nė Tiranė peshat mė tė rėnda tė arkitekturės botėrore, Daniel Libeskiend, sot Massimiliano Fuxas, nesėr Winy Maas e shumė e shumė tė tjerė dhe ky ėshtė pa dyshim treguesi mė i qartė, se ajo qė po planifikojmė ėshtė jo vetėm reale, por plotėsisht e mundshme pėr t’u zbatuar”, tha kryebashkiaku Basha.

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha, i angazhuar pėr tė mos lėnė pa shfrytėzuar ēdo potencial tė qytetit i cili do tė garantojė punėsim dhe cilėsi jete pėr qytetarėt e Tiranės ka theksuar vendosmėrinė pėr tė vėnė nė jetė projektet mė tė mira, duke bashkėpunuar me mė tė mirėt. Njė nga kėto asete tė pashfrytėzuara deri mė tani, i cili shumė shpejt do tė kthehet nė njė pol zbavitje nė qytet, ėshtė edhe ish - uzina e Autotraktorėve, ku do tė pėrqėndrohen lojrat e fatit qė shtrihen sot nė ēdo bllok banimi e lagje tė kryeqytetit.

“Duke propozuar pėrqėndrimin e tyre nė njė zonė tė vetme dhe krijimin e njė poli tė ri zbavitje nė qytetin e Tiranės, nė zonėn e Autotraktorėve, e cila nuk penalizon kėtė industri dhe kapacitetet e saj punėdhėnėse i jepet fund aksesit tė menjėhershėm, veēanėrisht tė shtresave sociale nė nevojė tė cilėt nuk mund dhe nuk duhet tė jenė klientėt e parė tė kėsaj industrie. E pėrmend kėtė si njė nga masat e shumta tė cilat mund tė ekzekutohen vetėm nėse mbrapa tyre kanė njė vizion dhe njė pėrqasje qė shkon pėrtej vullnetit politik dhe dėshirės pėr tė bėrė diēka por ka mbrapa edhe njė plan tė mirėmenduar ekonomik, tė shprehur dhe gėrshetuar me njė vizion arkitekturor dhe urbanistik”, tha Basha. BS


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus