Shqipėria

Shqipėri, rritet mbėshtetja pėr anėtarėsimin nė BE

Bota Sot | 09.10.2012 19:33
Shqipëri, rritet mbështetja për anëtarësimin në BE

Nė Shqipėri njė sondazh i publikuar sot nga Instituti pėr studime ndėrkombėtare dėshmon se qytetarėt vazhdojnė tė mbėshtesin nė shumicė dėrrmuese anėtarėsimin e vendit nė Bashkimin europian. Njė ditė pėrpara publikimit tė rekomandimit tė komisionit europian pėr Statusin e vendit kandidat, vetėm 39 pėrqind besojnė se ai do t’i jepet Shqipėrisė, ndėrsa 33 pėrqind nuk janė optimist pėr njė pėrgjigje pozitive

Mbėshtetja e shqiptarėve ndaj integrimit europian tė vendit ėshtė rritur krahasuar me vitin e kaluar kur sipas sondazhit tė kryer nga Instituti pėr studime ndėrkombėtare, ajo ra me 14 pikė, duke zbritur nė 80 pėrqind. Vrojtimi i kėtij viti tregon njė pėrmirėsim. 86,5 pėrqind e tė pyeturve janė pėrgjigjur se nė rast tė njė referendumi ata do tė votonin nė favor tė anėtarėsimit.
Qė nga nėntori i kaluar falė marrėveshjes mes shumicės dhe opozitės vendi ka bėrė hapa pėrpara nė plotėsimin e rekomandimeve tė Brukselit, ndonėse mosmarrėveshjet mes palėve vazhdojnė. Kjo situatė duket e reflektuar edhe nė pritshmėrinė e qytetarėve pėr rekomandimin e Komisionit europian qė parashikohet tė pubikohet nesėr. 39 pėrqind e tė pyeturve mendojnė se Shqipėria do ta pėrfitojė statusin, ndėrsa 33,5 pėrqind mendojnė qė jo. Pjesa tjetėr nuk ka njė ide pėr rrjedhėn e ngjarjeve.
Afro gjysma e qyetarėve, sipas sondazhit, mendon se vendi nuk ėshtė gati pėr anėtarėsim, ndėrkohė qė 30 pėrqind mendojnė se Shqipėria ėshtė e pėrgatitur. Ndėrsa janė afėr 37 pėrqind e qytetarėve qė mendojnė se Bashkimi europian duhet ta pranojė vendin para se tė jetė gati.
Duket se zhvillimet e brendshme kanė njė ndikim tė fortė nė perceptimin e shqiptarėve ndaj procesit tė integrimit. Ndėrsa vitin e kaluar, kur kriza politike ishte ende e fortė, 40 pėrqind mendonin se integrimi do tė sillte forcimin e demokracisė, kėtė herė afėr 38 pėrqind mendojnė se integrimi do tė sjellė njė rritje tė standartit tė jetesės, ndėrsa afėr 47 pėrqind mendojnė se do tė shtojė vende pune, do tė forcojė shtetin e sė drejtės dhe do tė ketė mė pak korrupsion. Po arsyet ekonomike janė kryesoret edhe pėr ata qė do tė votonin kundėr, 40 pėrqind e tė cilėve druajnė njė rritje tė cmimeve, ndėrsa 26 pėrqind shohin me rrezik humbjen e identitetit kombėtar.
Nesėr do tė jetė njė ditė e rėndėsishme pėr tė ardhmen e procesit tė integrimit. Pas dy refuzimesh radhazi, komisioni europian pritet tė publikoje raportin e vlerėsimit mbi ecurinė e vendit si dhe rekomandimin e tij pėr statusin. Shumė vėzhgues parashikojnė nė njė pėrgjigje pozitive, por tė kushtėzuar, ose me vetė statusin ose me hapjen e bisedimeve. Rekomandimi i Komisionit europian ėshtė hapi i parė dhe vendimi pėrfundimtar pritet nė dhjetor nga vendet anėtare. Brenda kėsaj periudhe Shqipėria ka ende kohė tė japė prova se e meriton statusin e vendit kandidat.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus