Izetbegoviqi: Vuçiqi flet për paqe, por po armatoset

Lajme

Izetbegoviqi: Vuçiqi flet për paqe, por po armatoset

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 21:51
Bakir Izetbegoviq

Kreu i Presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviq e ka akuzuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq duke thënë se ai flet për paqe e në anën tjetër armatoset.

Izetbegoviqi në intervistë për portalin sarajevas Klix, ka thënë se Vuçiqi e ka parë veten pas gabimeve të mëdha e të shumta që serbët i kanë bërë, por ai ia sheh për të madhe atij që flet për pajtimin me boshnjakët dhe është për B e H-në unike ndërsa në të njëjtën kohë miqësohet dhe me asnjë fjalë nuk e kundërshton kryetarin e Republikës Serbe Milorad Dodik i cili i fyen boshnjakët dhe vë në pikëpyetje integritetin e Bosnjës e të Ballkanit.

Ai ka shtuar se në fjalimin e tij në Kosovë, Vuçiqi ka lavdëruar udhëheqësit e luftës dhe të dënuarit për krime lufte”.

Izetbegoviqi ka thënë se Vuçiqi po përpiqet që me fjalë të mëdha ta kënaqë e ta qetësojë pjesën radikale të opinionit serb para se të ndërmarrë ndonjë hap për Kosovën që do të mund të shkaktonte kryengritje.

“Është e qartë se ka ardhur koha për vendimin përfundimtar për zgjidhjen e nyjës kosovare”, ka thënë Izetbegoviqi.

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik mendon se statusquoja e lodh Serbinë, e frenon rrugën e saj evropiane dhe se është vështirë të jesh udhëheqës serb e të pranosh realitetin, pavarësinë e Kosovës

Duke folur për këmbimin eventual të territoreve, ai ka shfaqur frikën se ky veprim do të shtojë apetite në Republikën Serbe për pavarësi, krijimin e entitetit kroat dhe bashkëpunimin e politikanëve serbë e kroatë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat