Më 1 maj SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

Aktuale

Më 1 maj SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:18
Albin Kurti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Të nderuara anëtare,të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

SBASHK-u ka paraqitur gjithsej 11 kërkesa, ku ndër to është kërkesa urgjente e ngritjes së vlerës së koeficientit të pagave për se paku 30 për qind.

Mes tjerash, SBASHK-u kërkon nga Qeveria nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës si dhe plotësimi i ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave.

Gjithashtu, sindikata në fjalë kërkon nga Qeveria që norma mësimore javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit dhe të sigurohet buxheti për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat