Si u mashtruan qytetarët nga skemat piramidale, flet Morina

Aktuale

Si u mashtruan qytetarët nga skemat piramidale, flet Morina

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:00
Vigan Morina nga “Ninja Forex”

Vigan Morina nga “Ninja Forex”, ka thënë se skemat piramidale funksionojnë përmes platformave dixhitale.

Ai ka bërë të ditur se kanë filluar të hapen web-faqe të ndryshme dhe se një person nuk mund të regjistrohet vetë aty pa e ftuar dikush tjetër me një link të caktuar.

“Po e vërej që kjo po përhapet dita ditës”, ka thënë Morina, duke treguar se këtë e kupton nga mesazhet që merr çdo ditë nga njerëzit.

Morina ka thënë se këso web-faqe po hapen çdo ditë dhe se nuk po përfundojnë si cikël, duke e konsideruar këtë si një rrezik.

Ai ka shtuar se një ndër këto web-faqe që ishin të famshme por që tashmë po konsiderohet si e mbyllur është “DCPTG”.

I pyetur se si njerëzit binden që të deponojnë para në këto skema, ai u përgjigj kështu:

“Njerëzit binden shumë lehtë, për shembull i’u thotë një shok që unë fitova dhe i nxjerra paratë e mia, e ne si natyrë njerëzore u besojmë njerëzve që qëndrojmë me ta dhe thua se edhe unë po e provoj. Ti i tërheq këto para një herë ose dy dhe i fton të tjerët dhe zinxhiri shkon duke u rritur. Së paku një person i fton dy të tjerë. Është e vërtetë që ata në fillime fitojnë, disa prej tyre edhe mburren por ajo mburrje mendoj që është e keqe sepse nuk janë të vetëdijshëm se dikë tjetër e kanë marrë “në qafë”…Është shqetësuese sepse këto skema nuk janë diçka e re, kanë ndodhur edhe para 2-3 vjetëve me disa platforma tjera”, ka shtuar Morina.

Ai ka rrëfyer se edhe vetë ishte rënë pre e këtyre skemave piramidala para 7-8 vjetëve përmes një platforme, ideja e së cilës ishte se janë zëvendësimi i bitkoinave.

Më tej, ai ka bërë të ditur se gjatë asaj kohe shuma ishte e vogël, por për të ishte përafërsisht një pagë.

Në studio, ai e ka demostruar funksionimin e këtyre skemave përmes disa shembujve, ku mes tjerash theksoi se është e domosdoshme që të të ftoj dikush.

Morina ka theksuar se këto skema piramidale duken si të njëjta por që ndryshojnë vetëm nga pjesa e brendimit. Arsyeja se pse janë me brendime, ai ka potencuar se është fakti që njerëzit besojnë në brende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat