Jakaj: Puna e Kuvendit gjatë vitit 2023, punë e dështuar

Aktuale

Jakaj: Puna e Kuvendit gjatë vitit 2023, punë e dështuar

Më: 26 prill 2024 Në ora: 18:21
Naim Jakaj

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky raport përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet si rezultat i monitorimit që IKD i ka bërë punës së Kuvendin të Kosovës.

Naim Jakaj, hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në një intervistë për ‘Info Plus’ në RTK, tha se puna e Kuvendit në vitin 2022 konsiderohet si dështim në aspekte të caktuara të  punës së tij.

“Puna e Kuvendit të Kosovës në vitin 2023 e konsiderojmë dështim në aspekte të caktuara të punës së tij. Dështim në miratimin e ligjeve në pajtim me Kushtetutën e me standarde ndërkombëtare, dështim në miratimin e disa vendimeve në pajtim me legjislacionin në fuqi, dështim në përfaqësim, dështim në mbikëqyrje parlamentare dhe dështim në funksionin zgjedhor të Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Jakaj.

Ndryshe në raportin e publikuar, IKD gjeti se Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2023 ka dështuar t’i zbatojë disa nga aspektet kyçe për funksionim të mirëfilltë, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në pajtim me kërkesat ligjore dhe të Rregullores së Kuvendit.

Sipas raportit, puna e Kuvendit është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në disa raste nga vendimmarrja e kundërligjshme, nga mungesa e transparencës së plotë në çështje kyçe të punës së tij.

“Puna e Kuvendit, është përcjellë edhe nga gjuha joparlamentare, gjuha seksiste, raciste, mizogjene dhe gjuha homofobe, në ndërkohë gjatë vitit 2023 përfaqësuesit e qytetarëve u përplasën fizikisht gjatë punimeve në seancë plenare’, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat