E vërteta e Shqiprim Arifit: Ja pse më shkarkoi Aleksandër Vuçiq

Aktuale

E vërteta e Shqiprim Arifit: Ja pse më shkarkoi Aleksandër Vuçiq

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:20
Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi, ish-kryebashkiaku i komunës së Preshevës, në një lidhje direkte tregoi arsyet pse u shkarkua nga detyra.

“Shkarkimi im ka qenë arbitrar. Ka ndodhur në mes të natës së të premtes së kaluar dhe pas kërcënimit publik të Vuçiç në drejtim timin dhe të shqiptarëve. Ka shumë arsye për shkarkimin tim, por 24 orë para tij më vendosën gjobë për vendosjen e flamurit kombëtar. Pra, po shkarkohem për vendosjen e flamurit si dhe për denoncimin e politikave antishqiptare në Luginën e Preshevës. Vuçiç po na habit çdo ditë e më shumë, si ne ashtu edhe ndërkombëtarët. Unë kam vite që ndihem i kërcënuar dhe kjo ka qenë pjesë e punës sime këtu. Por, kur Presidenti i një shteti që ka marrë pjesë në organizimin e aktit terrorist në Banjskë bën kërcënime publike, unë pres gjithçka nga ai. Ndoshta, ende nuk ka përfunduar procedura që po ndjek ai ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Duhet të qëndrojmë syhapur në javët në vijim”, tha Arifi.

Kur u pyet se kush e drejton komunën tani, Shqiprim Arifi u përgjigj: “Shkarkimi im në mesnatë nuk mund të ndodhte pa koordinim me të tjerë shqiptarë në Luginën e Preshevës. Ai i ka marrë në telefon, i ka pyetur nëse do të më zëvendësonin dhe ata kanë pohuar pasi kanë marrë konfirmimin nga Kurti. Jam zëvendësuar nga një shqiptar që ka vlerësuar punën e Vuçiçit”.

Më tej, Arifi theksoi se nuk do të vazhdojë më rrugën në politikë, por do të luftojë “në nivel tjetër për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat