Bajrami: Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve aka analfabetëve funksional, të gjitha thuhen zëshëm në raportin e DASH-it

Aktuale

Bajrami: Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve aka analfabetëve funksional, të gjitha thuhen zëshëm në raportin e DASH-it

Nga: M.L. Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:38
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit i cili e ka cilësuar Qeverinë Kurti me “korrupsion serioz qeveritar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se ministrat e qeverisë aktuale kaneë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro.

Me këtë rast ajo ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti që ka thënë se “qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedhë Qeveria”.

“Ky është korrupsioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij nënshkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë për vjedhje klasike, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiç me pak se dhjetëra miliona euro”, shkruan Bajrami mes tjerash.

Postimi i fundit:

Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve aka analfabetëve funksional

Albin Kurti me 14 prill të këtij viti, në mbledhjen e Këshillit të LVV-së fliste sikur ata që e dëgjonin ishin dele. Ai ndër të tjera tha “qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedhë Qeveria” në anën tjetër në tri vitet e fundit ministrat dhe të zgjedhurit e tij kanë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro. Ky është korrupcioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij nënshkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë për vjedhje klasike, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiç me pak se dhjetëra miliona euro.

E të gjitha këto thuhen zëshëm edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupsion serioz qeveritar, pra sipas DASH-it në Qeverinë e Kurtit ka “serious government corruption”.

Derisa Kurti flet pa asnjë referencë se si në tri vitet e fundit Kosova është ngritur për 22 vende në lirinë e medias, 21 vende në luftën kundër korrupcionit, 16 vende në demokracinë liberale, 13 vende në demokracinë elektorale, ju shihni vet se çka thotë raporti i DASH-it për të gjitha këto arritje. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikur dje ndër të tjera thotë:

”probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara”.

Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti më as si njerëz nuk i konsideron sepse me këto fjalime ai po e fyen intelegjencën e secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat