Mediat serbe: Bërnabiq e Merkel flasin për arrestimin e serbëve në Kosovë - Bota Sot
Mediat serbe: Bërnabiq e Merkel flasin për arrestimin e serbëve në Kosovë

Lajme

E shtunë, 22 shtator 2018

Mediat serbe: Bërnabiq e Merkel flasin për arrestimin e serbëve në Kosovë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:17
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar në Londër me kancelaren gjermane Angela Merkel rreth arrestimit të pesë serbëve dy ditë më parë në Kosovë.

Kështu shkruan media serbe, duke iu refereruar burimeve të paidentifikuara.

Gazeta beogradase shkruan më tutje se shefja e qeverisë së Serbisë tërhoqi vëmendjen e Angela Merkelit ndaj aksioneve si ai i fundit në të cilin “pa asnjë arsye u arrestuan dhe më pas liruan pesë serbë”.

“Ajo theksoi se incidente të tilla po rriten dhe se autoritetet në Beograd frikësohen se do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta”, i ka thënë burimi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test