Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme - Bota Sot
Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Lajme

E shtunë, 21 korrik 2018

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 19:29
Personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për shqiptarët e Kosovës.

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra shqiptar nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për shqiptarët e Kosovës.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë. Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test