Luftimet e UÇK-së kundër Serbisë: Një serb i vrarë dhe disa të plagosur

Lajme

Luftimet e UÇK-së kundër Serbisë: Një serb i vrarë dhe disa të plagosur

Nga: N. Sh Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:10
Pamje nga video

Se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar hapur kundër armikut serb tashmë e dimë të gjithë.

Kemi parë shumë fotografi dhe video nga betejat e ushtarëve tanë kundër okupatorit serb, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në shumë beteja ushtarët shqiptarë kanë korrur fitore ndaj Serbisë, si ajo e Koshares, Loxhes e disa të tjera.

Në këtë video shfaqet një luftë e zhvilluar mes UÇK-së dhe forcave serbe në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, më 23 shkurt të vitit 1999.

Aty shfaqet një ushtar shqiptar duke bërtitur nga kënaqësia pasi goditi objektivin serb.

Aty thuhet se pas luftimeve kishte mbetur një serb i vrarë dhe pesë policë serb të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat