Ardhja e Ante Gotovinës në Kosovë, tmerron serbët

Lajme

Ardhja e Ante Gotovinës në Kosovë, tmerron serbët

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:38
Fatmir Limaj dhe Ante Gotovina

Gjeneral kroat Ante Gotovina, i cili personalisht udhëhoqi aksionin  ‘Stuhia’, në vitin 1995,  u takua fundjavën e kaluar në Prishtinë. Ata hartuan një strategji, sipas mediave serve për spastrimin etnik të serbëve në veri të Kosovës.

Gjenerali i Tugjmanit më parë fshehte “kontaktet e tij me shqiptarët” dhe tani këtë e bën hapur dhe publikisht duke u takuar me zyrtarë  të shtetit, shkruajnë mediat serbe

“Vetëm njeriu naiv mund të mendojë se Gotovina nga Zagrebi ka shkuar në Prishtinë vetëm për të pirë kafe ose për të biseduar me Limaj për futbollin. Gotovina është një këshilltar informal i autoriteteve të Kosovës. Nuk është sekret në qoftë se i ndihmojnë ata të pushtojnë veriun. Dhe çka është më e frikshme, Perëndimi e di gjithë këtë, KFOR-i dhe EULEX-i dhe ata nuk reagojnë aspak”, njofton burimi i gazetës serbe.

Shqiptarët dhe kroatët gjithmon kanë pasur raporte të shkëlqyera mes tyre duke i bashkuar edhe armiqesia ndaj serbëve, sidomos në luftërat e fundit në ish-Jugosllavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat