Gazeta beogradase e ditës së sotme “Kurir”, sjell një lajm tjetër për dukuritë negative me të cilat po përballet Kisha serbe.
Shkrimi spektakular nis me titullin:”Pas priftit narkoman, ja dhe prifti alkooliçar!”, duke apostrofuar priftin nga fshati Drugovac në Serbi, i cili dehur shoqëron me ceremoni fetare të vdekurin në varr dhe rrugës humb kontrollin dhe bie mbi arkivolin e të ndjerit.
- Prifti Nenad ishte aq i dehur sa nuk mund të ecte pas të vdekurit, por njerëzit e vendosën atë në një rimorkio (së bashku me të vdekurin), duke e bartur te varreza. Ai, natyrisht, ra në gjumë si top, kurse këmbën e kishte ngritur mbi rimorkio sikur të ishte duke u rrezitur në dielli ", thotë gazeta “Kurir”.
Ndërkaq, gazeta tjetër “Informer”, zbardh detaje të reja rreth arrestimit të priftit narkoman nga Pozhega e Serbisë, i cili kohë më parë u prangos me akuzën për trafik droge nga Shqipëria dhe prostitucion.
Sipas “Informer”-it, policia serbe ka hetuar se prifti Milan, narkoman, ka bashkëpunuar në këtë rrugëtim anti-ligjor, anti-njerëzor e anti-fetar me dy femra nënë e bijë: Svetlana (46) dhe Ana (24) Popadiq, kanë tregtuar tre ton drogë dhe kanë fituar tre milion euro, njofton gazeta “Informer”.