Nikola Hajdin: Serbia ka humbur Kosovën

Lajme

Nikola Hajdin: Serbia ka humbur Kosovën

Më: 27 janar 2018 Në ora: 13:59
Nikola Hajdin

Ish-kreu i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Nikola Hajdin ka thënë se është dashur që serbët me kohë të mësojnë se Kosova është e humbur.

“Kosova është një kauzë e humbur. Është dashur që ky popull të mësojë me kohë se Kosova është e humbur, ashtu sikur foli Dobrica Qosiq. Çfarë Kosove serbe? Si e imagjinoni ju Kosovën në Serbi? A mund të imagjinoni një komunë në Serbinë qendrore ose në Vojvodinë, kryetari i së cilës është kryetar? Nuk mundeni, natyrisht, ashtu sikurse edhe unë. Çfarë do të bënim me dy milionë shqiptarë në Serbi?”, tha Hajdin.

Sipas tij, interesi i Serbisë është që nga Kosova të tërhiqet sa më mirë që të jetë e mundur dhe të ruajë serbët në Kosovë, si dhe objektet fetare serbe.

“Në Kosovë, në përgjithësi ka 100.000 serbë, duke përfshirë edhe serbët nga Kosova që jetojnë në Terazie dhe shkojnë me aeroplan në Prishtinë. Pra, 100.000 serbë mund të marrin aq të drejta sa u takojnë në krahasim me dy milionë shqiptarë. Nuk mund të presim asgjë të tepruar” , tha ai.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë vend në Evropë ku jeton shumica e një kombi dhe që ky vend t’i takojë pakicës. “Në Kosovë shqiptarët janë shumicë dhe nuk mundemi t’i shndërrojmë ata në serbë”, tha Hajdin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat