Gjuriq tregon kushtet e Serbisë për normalizim të raporteve me Kosovën

Lajme

Gjuriq tregon kushtet e Serbisë për normalizim të raporteve me Kosovën

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 09:39
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Sipas politikanit serb, zgjidhja e çështjeve pronësore në Kosovë do të jetë një nga kërkesat kryesore të palës serbe për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.

Gjithashtu, në vijim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë një rishikim të procesit të privatizimit në Kosovë.

Ndërsa UNMIK-un dhe EULEX-in do t’i trajtojë edhe zyrtarisht si organizata të ngarkuara me menaxhimin e përkohshëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat