Vjen edhe reagimi i Ministrisë për vdekjen e punëtorit në punishten e Bechtel-Enkas

Lajme

Vjen edhe reagimi i Ministrisë për vdekjen e punëtorit në punishten e Bechtel-Enkas

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 21:30
ilustrim

MPMS me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin se sot në vend-punishten e Bechtel-Enkas ka humbur jetën një punëtor i kësaj kompanie.

Siç njofton MPMS, me të marrë lajmin, ministri Skender Reçica i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës që ka ndërruar jetë në vendin e punës.

MPMS menjëherë në vend të ngjarjes ka dërguar inspektorë të inspektoratit të punës, për të mbledhur të dhënat e nevojshme dhe për të rikonstruar vendin e ngjarjes  dhe shkaqet që shkaktuan rastin në fjalë, me pasoja tragjike.

Ditët në vijim inspektorati i punës do të dalë me komunikatë pas mbledhjes së të gjitha fakteve.

Sipas të dhënave punëtori ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një kamion në pikën e fshatit Kovaçec në Kaçanik, ku po ndërtohet autostrada “Arbën Xhaferi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat