Daçiq: Zgjidhja e përhershme për Kosovën, parakusht për progresin e Serbisë

Lajme

Daçiq: Zgjidhja e përhershme për Kosovën, parakusht për progresin e Serbisë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 16:20
Ivica Daçiq

Zgjidhja e përhershme për Kosovën është një parakusht për progresin e Serbisë.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri serb njëherit ministër i jashtëm, Ivica Daçiq, duke shtuar se me gjithë zemër e mbështet propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm rreth Kosovës.

“Ne kemi arritur që të parandalojmë legalizimin e  shkëputjes së njëanshme të një pjese të territorit tonë përmes anëtarësimit të Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare, para së githash në OKB”, tha Daçiq për median serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat