Mbytet pushuesi nga Kosova në plazhin e Tales

Lajme

Mbytet pushuesi nga Kosova në plazhin e Tales

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 19:17
Ilustrim

Një pushues nga Kosova është mbytur në Plazhin e talës, Lezhë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Personi i mbytur është nxjerrë nga deti nga pushuesit e tjerë në plazhin e  Talës. Ende nuk është mësuar identiteti i tij. 

Ndërsa sipas dëshmive të tyre të para thuhet se ambulanca është vonuar të mbërrijë në vendngjarje për ti dhënë atij ndihmën e parë. 

Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur tashmë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat