Paraqiten gjashtë rastet e para të “Balenës së kaltër” në Policinë e Kosovës

Lajme

Paraqiten gjashtë rastet e para të “Balenës së kaltër” në Policinë e Kosovës

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:54
‘Balena Blu’

(E plotësuar) - Pas sensibilizimit të opinionit të realizuar dje nga Policia e Kosovë, lidhur me lojën “Balena Blu” vetëm gjatë ditës së sotme janë lajmëruar gjashtë raste në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku mund të ketë edhe raste te tjera të pa raportuara.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë  edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.

 Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale.    

 Policia e Kosovës në kuadër të saj ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë  edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre.

‘Balena Blu’, ndodh rasti i parë në Prishtinë

Viktima e parë e lojës kompjuterike të njohur si “Balena Blu” është iniciuar para pak çastesh në Policinë e Kosovës.

Kallxo mëson se rasti është hapur në stacionin Qendra në Prishtinë dhe viktima është një vajzë 11 vjeçare. Zyrtarë për media nga Policia e Kosovës kanë premtuar se do japin sqarime për rastin pasi t’i kenë marrë informacionet e nevojshme.

Në një njoftim gjatë ditës së djeshme policia apeloj për kujdes nga loja e cila ka shënuar viktima ne mbarë globin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat