Arrestohet një person me pasaportë shqiptare për sulmin në Mançester

Lajme

Arrestohet një person me pasaportë shqiptare për sulmin në Mançester

Më: 26 maj 2017 Në ora: 14:39
Sulmi terrorist në Manchester

Policia britanike ka arrestuar një person me pasaportë shqiptare, i dyshuar se ka lidhje me sulmin terrorist të ndodhur pak ditë më parë në Manchester ku humbën jetën 22 persona.

Sipas “i news”, transmeton politiko.al, policia ka arrestuar në Wigan një shtetas të Europës Lindore me pasaportë shqiptare.

Personi në fjalë është duke u marrë në pyetje së bashku me 7 të tjerë, të dyshuar gjithashtu se kanë informacione për sulmin.

Emri apo mosha e të arrestuarit nuk bëhet e ditur, por mediat britanike raportojnë se në shtëpinë ku ndodhej shtetasi me pasaportë shqiptare ka hyrë skuadra antibombë dhe banorët aty pranë janë evakuuar. Policia tha se kishte dijeni se brenda shtëpisë kishte sende të dyshimta.

Salman Abedi, një i ri me prindër libian, por i lindur në Britani, shpërtheu bombën në Arenën e Manchester-it pas koncertit të këngëtares Ariana Grande. 22 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat