Hasani: Së shpejti Presheva del me vendimin për zgjedhjet presidenciale në Serbi

Lajme

Hasani: Së shpejti Presheva del me vendimin për zgjedhjet presidenciale në Serbi

Më: 1 mars 2017 Në ora: 16:47
Fatmir Hasani

Partia për Veprim Demokratik (PVD), e cila bashkon shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të vendos së shpejti se a do të dal apo jo në zgjedhjet presidenciale në Serbi,.

Kështu ka thënë zyrtari i kësaj partie Fatmir Hasani.

Hasani ka thënë se askush deri tash nuk e ka ftuar deri sot PVD, për të mbështetur këto zgjedhje presidenciale.

“Ne jemi duke pritur për zgjedhje të parakohshme, dhe pastaj të marrim pozicionin për të mbështetur një prej kandidatëve për president, ose këto zgjedhje presidenciale do të kalojnë për ne në heshjte”, ka thënë ai, përcjell Presheva Jonë.

PVD e liderit Riza Halimi, si e vetme parti politike më e fortë ndër shiptarët e Luginës së Preshevës, ka një deputet, Hasanin në parlementin e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat