Rendi i ri ballkanik mes Turqisë, Rusisë, SHBA dhe BE-së

Lajme

Rendi i ri ballkanik mes Turqisë, Rusisë, SHBA dhe BE-së

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 janar 2017 Në ora: 18:13
Ilustrim

Për këtë shumica e vëzhguesve pajtohen, por mbetet e paqartë sesi do të ishte ndarja nëpër rajone të ndryshme. Në lidhje me rajonin e Ballkanit dy janë pikat kryesore të programit të politikës së jashtme amerikane: paralajmërimi i “izolimit”, kjo do të thotë tërheqja e Amerikës nga pyetjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër përmirësimi i marrëdhënieve me Moskën si shoqëri mes “burrave.”

Nëse Trump i zbaton paralajmërimet e tij, kjo vetëm se do ta vazhdonte një trend të filluar nga presidenti Obama në Europën juglindore. «SHBA janë tërhequr tanimë prej një kohe nga ai aktori që kujdeset për sigurinë», tha ministri i jashtëm maqedonas Nikola Popovski para pak kohe në një intervistë me gazetën austriake "Der Standard". Ndërkohë që mu Maqedonia paraqet shembullin më paradigmatik për atë që prej një kohe po vërehet në Ballkan, "Great Game". Atje ëashingtoni, sipas të dhënëve të "Le Monde Diplomatique" të qershorit të 2016-tës, ka ambasadën më të madhe në rajonin e Ballkanit. Maqedonia e vogël me më pak se dy milionë banorë është bërë si një «kullë vrojtimi e Ballkanit», sikurse u bë e qartë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015. Kur i mbylli kufinjtë Shkupi, u mbyll korridori ballkanik për refugjatët shumica e shteteve europiane e përshëndetën vendimin, përcjell botasot.info.

Megjithatë nëse lamë mënjanë problemin e refugjatëve, Maqedonia njeh konflikte tjera, e cila, nëse eskalon mund të përhapet në vendet fqinje. Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin barazim mes konservatorëve nacionalist të OBRM dhe opozitës social-demokrate. Nën pushtetin dhjetëvjeçar të Nikola Gruevskit është krijuar “një sistem i ngjashëm gangstërësh për zhvatjen e parave publike” (do shkruante Le Monde Diplomatique), dhe politika e tij është orientuar drejt Rusisë.

«Revolucioni i larmë» në Maqedoni gjatë pranverës së 2015 u akuzua nga ambasada ruse se orkestrohej nga Perëndimi, ngjashëm si në Gjeorgji dhe Ukrainë. Në sfond të kësaj qëndron jo vetëm në sytë e Rusisë ambicia e përkrahur nga Perëndimi (dhe Turqia) për një Shqipëri të Madhe, e cila do të përfshinte jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe pjesën perëndimore të Maqedonisë të banuar me shqiptarë. Si indikacion për këtë nga shumëkush merret një përleshje e përgjakur më maj të 2015-tës ndërmjet separatistëve shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë. Kjo tezë nuk është për ta injoruar krejtësisht: Edhe në vitin 2001 u kërcënua rreziku i një lufte qytetare, e cila u pamundësua pëmes intervenimit evropian.

“Çështja shqiptare” në fakt nuk është problemi i vetëm i pazgjidhur në Ballkan. Është edhe “çështja serbe” e cila manifeston problemin e ngjashëm në “Republikën Srpska” të Bosnjës. Presidenti i saj, Milorad Dodik ka kryer një referendum për festimin e një date kontraverse, e cila, kujton separatizmin serb.

Në prapaskenë qëndrojnë përsëri të njëjtët lojtarë pas “Great Game”: Në anën e serbëve qëndrojnë rusët, flamuri i cilës valëvitet në festat kombëtare, ndërsa SHBA derimë tani ka mbështetur qeverinë qendrore në Sarajavë, e cila, nuk pranon asnjë lloj ndarje të shtetit. Dhe Turqia gjithashtu përzihet - jo vetëm në prapaskenë - si lojtar, ku flamuri i saj ndodhet çdokund sëbashku me flamurin boshnjak. Ankaraja e sheh veten si mbrojtëse e muslimanëve mbi Ballkanin, ku pasi politika e jashtme neo-otomaniste e Erdoganit ka dështuar në Azinë qendrore dhe Lindjen e Mesme, ai është përqendruar mbi Ballkanin, ku ai është një mysafir i shpeshtë.

Dhe ku qëndron BE në këtë lojë? Pjesë e unionit janë Rumania dhe Bullgaria, vendet tjera janë kandidate për t’u anëtarësuar ndërsa Kosova dhe Bosnja janë thuajse në vëzhgimin europian. Megjithatë roli i saj më së shumti është i mosveprimit dhe është jashtë “Great Game”. Bile Bullgaria përkundër që është vend anëtar, është orientuar fuqishëm drejt Moskës (së fundi nga zgjedhja e një presidenti pro-rus), në Serbi përkundër retorikës së fuqishme pro-europianë ndikimi rus rritet, në Rumani së edhe më parë lulëzon korrupcioni, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë formuar regjime të ngjashme me “gangsterë”.

Ky bilanc modest, që vëzhguesit e Berlinit dhe Brukselit i sqarojnë me fakte që mbi Ballkanin atyre u intereson vetëm një gjë: stabiliteti. Megjitahtë ky stabilitet (i trumbetuar) ka çmimin e vet, jo vetëm në pagesa miliardash, që në shumë raste humbasin nëpër kanale të errëta, por nuk ndikon as në demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

Kjo mbi të gjitha ka shtyrë që gjatë valës së refugjatëve në 2015, shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishin menjëherë pas kontigjentit të sirianëve.

Dr. Winfried Veit ka studjuar shkencat politike dhe është docent për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Freiburg. Artikulli është botuar në ipg-journal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat