Vdes shpikësi i Kinder vezës

Lajme

Vdes shpikësi i Kinder vezës

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

William Salis, themelues i Kinder vezës ka vdekur dje në moshën 83 vjeçare në qytetin Pavia në Itali.

Salis, i cili në firmën "Ferrero" ka filluar të punojë në vitin 1960, shumë shpejt u bë dorë e djathë e pronarit të saj Michaelo Ferrera.

Në vitet e 70 –ta të shekullit të shkuar, prodhuesi italian i çokollatave dhe i bonboneve u përpoq të bënte një çokollatë tjetër në vend të asaj të rëndomtës, çokollata në formë të vezës.

Kështu edhe u krijua Kinder veza, mbështjellësja e çokollatë e të cilës në formë veze brenda kishte lodra për montim dhe ajo u bë menjëherë hit.

Për mbi 40 vjet, "Ferrero" shiti miliarda Kinder vezë.

Salis më vonë zbuloi edhe forma të tjera çokollatash e bonbonesh si Ferrero Rocher dhe Pocket Coffee.

Në pension ishte nga viti 2007, e shumën prej 400 mijë eurosh e dha për ndërtimin e kampeve për të rinj nga 13 - 18 vjet ku ata mund të zhvillojnë talentet e veta artistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat