Zvicra me rrjetin më të madh të transportit publik në planet

Lajme

Zvicra me rrjetin më të madh të transportit publik në planet

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:08
Ilustrim

Zvicra zotëron tashmë rrjetin e transportit publik më të madh të planetit. Përgjatë vitesh ajo ka forcuar dominimin e saj mbresëlënës ndaj shteteve të tjera.

Në fund të qershorit 2016 u shënua përurimi festiv i tunelit me qendër në Shën-Gothard, një projekt inovativ i nisur 17 vite më parë që shtrihet në gati 57 kilometra dhe një thellësi maksimale prej 2300 metrash nën masivin e Shën-Gothard.

Rrjeti i Hekurudhave Federale Zvicerane (CFF) ka përfunduar tashmë testimet teknike dhe ato të sigurisë në tunel. Tuneli me qendër në Shën-Gothard do të vihet në punë të dielën më 11 dhjetor, ditë kur rrjeti i tranportit publik në Zvicër ndryshon vitin kalendarik në shkallë kombëtare.

Më i thjeshtë, më i shpejtë dhe shumë komod.

Ky tunel me vlerësime të jashtëzakonshme është më tepër se një kryevepër gjeniale në rrjetin hekurudhor, ai përfaqëson kryesisht një angazhim kundrejt një transporti hekurudhor efikas, të sigurtë e të qëndrueshëm përmes Alpeve. Tuneli do t’i mundësojë pasagjerëve për të udhëtuar nën masivin e Shën-Gothard për vetëm 17 minuta.

Ai do të kursejë 30 deri në 40 minuta kohë për të përshkuar Zvicrën gjermanfolëse nga Zvicra italianfolëse. Kjo arterie e re hekurudhore nënkupton ndërlidhje më të shpejtë dhe më të dendur, me përdorimin e lokomotivave të reja dhe të modernizuara.Tuneli me seli në Shën-Gothard është një arsye më tepër për të eksploruar veriun dhe jugun e Zvicrës në sajë të transportit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat