Mogerini e Han takohen me shefat e diplomacive të Ballkanit perëndimor

Lajme

Mogerini e Han takohen me shefat e diplomacive të Ballkanit perëndimor

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Shefat e diplomacive të Ballkanit perëndimor kanë realizuar një takim me komisionarin Johanes Han dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini.

Ky takim u mbajt në suaza të sesionit të 71-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në këtë takim u tha se duhet bashkëpunim më i afërt rajonal dhe përkrahje aktive nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s të cilët gjenden në rajon, për integrim të tërësishëm të vendeve-kandidate.

Po ashtu, në këtë takim ministrat e riafirmuan përkrahjen për anëtarësim me të drejtë të plotë në NATO të të gjitha vendeve të grupit A5.

Njëheri, u theksuan aktivitetet kombëtare në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe nevojën nga bashkëpunimi i vazhdueshëm rajonal dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe BE-në në këtë plan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat